Bota

SHBA/ Asnjë mashtrim në zgjedhjet presidenciale ne Georgia


Zyra e Sekretarit të Shtetit të Georgia-s, njoftoi të martën se përfundoi kontrollin e nënshkrimeve të votave.

Nuk është gjetur asnjë mashtrim në zgjedhjet presidenciale.

Kjo hedh poshtë përpjekjet e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

Pas akuzave se procesi nuk kishte qënë i rregullt gjatë zgjedhjeve paraprake të qershorit, zyra e sekretarit të shtetit, në partneritet me Byronë e Hetimit të Georgia-s, kreu një kontroll të përputhjes së nënshkrimeve në Qarkun Cobb.

Rishikimi nuk gjeti “asnjë fletëvotim mashtrues” dhe qarku kishte një normë saktësie “99,99%” në kryerjen e procedurave të sakta të verifikimit të nënshkrimit gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Rinumërimi është ribërë  në mënyrë automatike dhe përmes nje makinerie.

Të dy vlerësimet afirmuan fitoren e Presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

“Zyra e Sekretarit të Shtetit ka qenë gjithmonë e përqendruar në thirrjen e grevave në zgjedhje dhe, në këtë rast, tre greva kundër pretendimeve të mashtrimit të votuesve janë të pavlefshme”, tha sekretari i shtetit i Georgia-s, Brad Raffensperger, në një deklaratë për media.

Presidenti Trump ka reaguar në median sociale Twitter, duke shkruar se, ai e do “Shtetin e Madh të Georgia-s”, por njerëzit që e drejtojnë atë, duke filluar nga Guvernatori … te Sekretari i Shtetit, “janë një katastrofë e plotë dhe nuk kanë asnjë të dhënë”.

Sipas gazetës HuffPost, Trump sulmoi guvernatorin Brian Kemp, duke e quajtur atë pengues dhe duke nxitur dorëheqjen e tij.

Zyrtarët zgjedhorë të Georgia-s, ato vendorë dhe të Departamentit të Drejtësisë, nuk kanë gjetur prova të mashtrimit ose parregullsive gjatë votimit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore