Shqipëria

Rinovohet marrëveshja me FRONTEX-in


Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisonin Evropian (KE), Genoveva Ruiz Calavera, mori pjesë virtualisht në ceremoninë e nënshkrimit të rinovimit të marrëveshjes së FRONTEX-it.

Marrëveshja me FRONTEX-in për menaxhimin e kufijve çon në një stad më të lartë bashkëpunimin e strukturave të kufirit dhe emigracionit me Agjencinë Evropiane të Rojës Bregdetare dhe Kufitare.

Në thelb të marrëveshjes është forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian (BE), në kuadrin e menaxhimit të kufijve të migracionit të paligjshëm edhe krimit ndërkufitar.

Edhe pse Shqipëria nuk është vend i BE-së, është i vetmi vend në rajon që ka program të përbashkët FRONTEX, në fushën e sigurisë. Falë bashkëpunimit me FRONTEX-in, vendi ynë ka pasur më shumë kontroll në kufirin e gjelbër, pasi po luftohet krimi i organizuar.

Kjo është marrëveshja e parë që BE-ja firmos me vende të treta.

Nëpërmjet saj, FRONTEX-it mund të ndërhyjë në kufijtë e jashtëm të një ose më shumë Shteteve anëtare fqinje me Shqipërinë, duke përshirë edhe ndërhyrjen në territorin shqiptar në koordinim me autoritetet.

Ekipet e përbashkëta të FRONTEX -it dhe të policisë sonë kufitare patrullojnë në të gjithë kufirin e gjelbër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore