Lajme

Rikthehet murtaja bubonike në Kinë, rasti i parë për 2022


Rasti i parë i infeksionit të murtajës bubonike në vitin 2022 u zbulua në Kinën veriperëndimore.

Ai u regjistrua në qarkun Yinchuan, Rajoni Autonom Ningxia Hui.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë “Xinhua” dhe “Reuters”.

Pacienti u kthye nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme në Veri të vendit.

Megjithatë, qeveria e qarkut iu përgjigj me shpejtësi incidentit: u shpall një situatë e nivelit IV për parandalimin dhe kontrollin e murtajës.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, numri i rasteve të infeksionit njerëzor me murtajë, një sëmundje shumë ngjitëse dhe e rëndë, është i ulët në Kinë.

Në vitin 2021 është regjistruar vetëm 1 rast jo vdekjeprurës dhe në vitin 2020 katër pacientë, tre prej të cilëve kanë vdekur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, murtaja bubonike është forma më e zakonshme e murtajës njerëzore dhe më pak e rëndë.

Bartës i sëmundjes janë pleshtat që jetojnë te brejtësit e egër. Patogjeni hyn në gjak dhe lëviz në nyjen limfatike, ku fillon të shumohet.

Nyjet limfatike të tilla fryhen, lëndohen dhe quhen “buboes”.

Periudha e inkubacionit të sëmundjes zgjat deri në 7 ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore