Lajme

Rezulton pozitiv ndaj COVID-19 sekretari britanik i Shëndetësisë


Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe , Sajid Javid, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe po përballet me simptoma “shumë të lehta”.

Javid, i cili tha se kishte marrë të dyja dozat e vaksinës, bëri testin për COVID-in, të shtunën, ndaj të cilit rezultoi pozitiv.

Ai tha se është izoluar derisa të marrë rezultatet e një testi tjetër PCR-je.

Ndërkohë, zëvendës-shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam, ka paralajmëruar për një “dimër të ashpër” sa i përket pandemisë.

Kjo vjen pasi Britania e Madhe regjistroi më shumë se 50 mijë raste ditore, dy ditë para se pothuajse të gjitha masat kufizuese të hiqen, në Angli.

Plot 54 mijë e 674 raste pozitive me COVID-19 dhe 41 vdekje brenda 28 ditëve u regjistruan të shtunën.

Hera e fundit që rastet tejkaluan shifrën 50 mijë, ishte në mes të janarit.

Në një video të postuar në median sociale Twitter, Javid tregoi shenjat që kishte nga COVID-19.

“Unë ndjehesha i trazuar natën e kaluar, kështu që bëra një test ndaj coronavirus-it këtë mëngjes, ndaj të cilit rezultoi pozitiv. Tani jam duke u vetë-izoluar në shtëpi me familjen, derisa të marr rezultatet e një testi PCR”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që nuk ishin vaksinuar ende të ” t’i merrnin të dyja dozat sa më shpejt që të ishte e mundur”.

Javid më parë shkroi në Twitter se kishte marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Një studim i Shëndetit Publik në Angli zbuloi se dy doza të vaksinës AstraZeneca ishte 60% efektive në ndalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta, i cili tani është dominues në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Dy goditje të vaksinës Pfizer ishte 88% efektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore