Vende

Retë e rralla Kelvin-Helmholtz mahnitin vëzhguesit në Wyoming


Në shtetin amerikan të Wyoming, vëzhguesit e habitur kanë shkrepur foto të një formacioni të rrallë resh që përplasen në horizont.

“Kjo ishte e veçantë dhe menjëherë e kuptova se duhej ta kapja”, ka thënë një nga vendaset, Rachel Gordon.

Sakaq, fenomeni ishte i dukshëm të martën mbi kreshtën e maleve Bighorn nga qyteti i Sheridan.

Për Gordon ishte një moment mahnitës.

Ajo i mori imazhet nga dera e pasme e shtëpisë së prindërve të saj përpara se t’i postonte në faqen e Facebook Wyoming përmes The Lens.

“Jam e lumtur që edhe të tjerët mund ta shijojnë përvojën tani”, ka thënë ajo.

Kurse Matt Taylor ka thënë se fotot janë një nga shembujt më mahnitës dhe epik të reve Kelvin-Helmholtz që ai ka parë ndonjëherë.

“Një pjesë e bukurisë së reve Kelvin-Helmholtz është se ato vërtet tregojnë rrjedhshmërinë e atmosferës”, ka thënë ai.

Sipas tij, atmosfera lëviz dhe i përgjigjet mjedisit. Ajri në mënyrë efektive ngrihet lart dhe bie mbi vetveten.

Formimi i reve mban emrin e shkencëtarëve Lord Kelvin dhe Hermann von Helmholtz, të cilët studiuan fenomenin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore