Bota

Republika Dominikane: Lufta kundër ndalimit total të abortit


Premtimi i bërë gjatë fushatës, që rezulton i pambajtur deri më tani, ka shkaktuar protesta të përditshme, për gjatë një muaji, në Republikën Dominikane.

Qindra gra dhe mbrojtës të së drejtave të riprodhimit, u mblodhën çdo ditë, jashtë pallatit ekzekutiv të presidentit Luis Abinader, në mes të marsit.

Kjo pasi ligjvënësit dominikanë nuk e dekriminalizuan abortin, në kushte kur jeta e një gruaje është në rrezik, kur shtatzënia nuk është e qëndrueshme, ose në raste të përdhunimit apo incestit.

Protestat u përhapën në New York City, ku avokatët organizuan marshime solidariteti.

Të premten, më shumë se një duzinë njerëzish, mbanin shenja jeshile dhe të bardha me mesazhe për “të drejtën për jetën e njerëzve shtatzënë” dhe “të drejtën e tyre për dinjitet”.

Abinader, i cili mori detyrën vitin e kaluar, u zotua të mbështesë dekriminalizimin e abortit, në ato periudhë kur po zhvillonte fushatë.

Presidenti kishte dyfishuar mbështetjen e tij për të dekriminalizuar me kusht abortin, gjatë një interviste me gazetën spanjolle El País në dhjetor.

Reagimi i grupeve të ndryshme dominikane, kundër abortit, përfshirë përfaqësuesit e Kishës Katolike, bëri që ai të zbuste qëndrimin e tij, duke thënë se “nuk do të impononte mendimin e tij personal” ndaj ligjvënësve të tjerë.

Republika Dominikane është mes Salvadorit, Haitit, Hondurasit, Xhamajkës dhe Nikaragua si kombet e Amerikës Latine dhe Karaibe, që ndalojnë abortet në të gjitha rrethanat, tha Amnesty International në një raport të botuar më 7 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore