Sport

Rekord interesant nga FC Prishtina


Prishtina tashmë edhe zyrtarisht është shpalluar kampion i Superligës së Kosovës në futboll, një javë para se të përfundojë kampionati.

Bardhekaltërit siguruan titullin e 11-të kampion në ndeshjen ndaj Gjilanit të cilën e fituan me rezultat 1:2.

Mirëpo, më interesantja gjatë këtij sezoni është se të gjithë futbollistët e Prishtinës kanë arritur të shënojë të paktën një gol në mes të kampionatit, kupës dhe superkupës.

Gledi Mici u bë futbollisti i 21-të që realizoi gol për prishtinasit, në ndeshjen kundër Gjilanit.

Golashënuesi më i mirë i Prishtinës mbetet Oto John me 10 gola, ndërsa në vendin e dytë janë Kryeziu e Krasniqi me nga nëntë.

Prishtina në këtë sezon ka shënuar 77 gola, prej të cilëve 63 ishin në kampionat, 11 në kupë dhe tre në superkupë.

Ndërsa kryeqytetasit 35 takimet e zhvilluara, kanë grumbulluar 78 pikë, pesë më shumë se Drita e vendit të dytë, kur ka mbetur për t’u zhvilluar edhe një xhiro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore