Shqipëria

Rekord i ri: 21 të vdekur nga Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit 21 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë në Shqipëri.

Ditën e sotme janë vaksinuar 766 qytetarë. Deri më tani janë kryer 15 mijë e 793 vaksina anti-Covid. Procesi i vaksinimit ka vijuar në qëndrat përkatëse.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 606 pacientë.

42 pacientë ndodhen në terapi intensive nga të cilët 10 janë të intubuar.

Janë kryer 3 mijë e 149 testime dhe janë shëruar 903 qytetarë.

Dy javët e fundit kanë pasur rritje të numrit të vdekjeve në Shqipëri, që nga shfaqja e coronavirus-it. Gjithashtu shihet se rastet e reja kanë pasur një ulje të numrit këto ditë.

Kujtojmë se më 25 shkurt u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili vendosi që të mbeten në fuqi masat që u morën më 11 shkurt, për parandalimin e coronavirus-it.

Kufizimi i lëvizjes vazhdon nga ora 20:00-06:00. Kjo masë është shoqëruar gjithashtu me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.

Pritet gjithashtu se gjatë këtyre ditëve do të mblidhet sërish Komiteti.

Prandaj, ministria ka bërë sërish thirrje që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore