Lajme

Rekomandohen kandidatët për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr serbë


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për të enjten për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbë.

Zëvendësimi i tyre është bërë me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.

Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka pranuar kërkesën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për emrat e personave në radhë për të zëvendësuar vendet e lira nga dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ai për AP.

Të dielën e gjashtë nëntorit, katër kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje.

Deputetet e dorëhequr dhe rekomandimet për zëvendësim.

Sipas Kushtetutës, Kosova pas dorëheqjes së tyre duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore