Jetesë & Stil

Regjisori i serialit “Friends”, Ben Winston, reagon pas kritikave për aktorin, Matthew Perry


Regjisori i serialit “Friends: The Reunion”, Ben Winston, ka dhënë deklaratat e tij mbi komentet e kritikat e ndjekësve kundër aktorit Matthew Perry, paraqitjen e së cilit e konsideruan si “jo të mirë”.

“Ai ishte i shkëlqyeshëm”, tha Winston për Hollywood Reporter.

Komentet negative për performancën e Perry në episodin premierë të “Friends”, erdhën edhe pas spekulimeve mbi shëndetin e tij gjatë xhirimeve.

“Njerëzit ndonjëherë mund të jenë thjesht jo dashamirës. Do të doja të mos ishin dhe mbi të gjitha, mua më pëlqente të punoja me të”, shtoi ai.

Madje, tutje regjisori vazhdoi duke lavdëruar 51 vjeçarin, Perry, teksa e ka quajtur atë një “njeri me sens humori” i cili kishte një linje të shkëlqyeshme gjatë provave dhe xhirimeve.

“Unë u ndjeva thjesht i lumtur dhe me fat që isha në praninë e tij dhe e drejtova për diçka të tillë”, tha Winston.

Prodhuesi ekzekutiv i “Friends”, Kevin Bright gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me Perry – i cili ka qenë i hapur në lidhje me luftën e tij prej kohësh me varësinë.

“Unë nuk kam çka të them në lidhje me këtë, përveçse ishte shumë mirë ta shihja në kast. Dhe mendoj se ai është shumë qesharak dhe kjo gjë duhet vlersuar”, tha Bright.

Sipas një raporti, fjalimi i Perry ishte i dëmtuar për shkak të një ndërhyrjeje dentare në gojën e tij.

“Mateu u kthye në ribashkim [në Prill] dhe anëtarët e ekipit të tij thanë se ai kishte një procedurë urgjence dhëmbësh atë ditë. Padyshim që askush nuk dëshiron të filmojë pas një procedure, por ajo ndodhi”, tha një burim për Sun, transmeton Albanian Post.

Ky burim informacioni po ashtu këmbënguli se Perry është esëll dhe nuk kishte nevojë që fansat të shqetësoheshin.

Ndryshe, aktori Matthev Perry ka qenë pjesë e rehabilitimve që nga viti 1997  deri në vitin 2001, çka i solli probleme edhe me kujtesën

Kohë më parë ai zbuloi se nuk i kujtohet se kishte xhiruar sezone të shumta të serialit televiziv – “Chandler Bing”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore