Sport

Refuzohet kërkesa e Manny Pacquiao për të qenë pjesë e ‘Paris 2024’


Manny Pacquiao

Oferta e legjendës së boksit filipinas, Manny Pacquiao për Lojërat Olimpike të Parisit (26 korrik deri më 11 gusht) është refuzuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Komiteti Olimpik i Filipineve (POC) kishte dërguar një “kërkesë speciale” nga Manila në tetor 2023, në mënyrë që 45-vjeçari kampion bote në tetë divizione, i cili ka fituar tituj të shumtë botërorë në tetë kategori peshash të ndryshme, të mund të vishte sërish dorezat, pavarësisht pensionimin e tij dhe të marrë pjesë në Lojërat 2024 në Paris.

Megjithatë, ekziston një rregull i rreptë që asnjë boksier mbi moshën 40 vjeç nuk mund të garojë në Lojërat Olimpike.

Por, presidenti i Komitetit Olimpik të Filipineve (POC), Abraham Tolentino, i tha “AFP”-së se kërkesa ishte refuzuar dhe se IOC kishte preferuar t’u përmbahej “rregullave” të saj.

POC kishte shpresuar që Pacquiao-s do t’i jepej një “slot universaliteti”, i cili është i rezervuar për atletët nga vendet që kanë vështirësi për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike.

IOC vuri në dukje se ka nëntë vende për boks në Lojërat Olimpike të Parisit, pesë në kategorinë e femrave dhe katër në atë të meshkujve.

Tolentino, i cili pranoi se duhej “të ndiqte rregullat e vendosura nga IOC”, shtoi se “ai mund të kishte përfunduar në podium ose të bëhej fituesi i parë i artë olimpik i vendit” në boksin Olimpik.

Pacquiao, i cili u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2021 për të kandiduar për president të Filipineve, nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në Lojërat Olimpike për herë të parë.

Vetë Pacquiao i tha “AFP”-së tetorin e kaluar se ai nuk ishte “shumë i vjetër” për të konkurruar kundër boksierëve më të rinj. “Ndjehem sikur jam 30 apo 28”, tha ai.

IOC informoi POC se tashmë i kishte dërguar Komiteteve Olimpike Kombëtare (NOC) dhe federatave të boksit sistemin e klasifikimit për Lojërat e Parisit, duke përfshirë rregullin që përcakton kufirin e moshës në 40.

Pacquiao nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në “Paris 2024” sepse NOC, të cilat kishin një mesatare prej më shumë se tetë atletë për sport ose ngjarje në dy Lojërat e fundit Olimpike (Rio 2016 dhe Tokio 2020), nuk mund të qeverisen nga rregulli universal.

Në Filipine, Pacquiao është më shumë se thjesht një simbol. Muajt e fundit, boksieri kishte postuar disa nga seancat e tij stërvitore në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke zbuluar gjendjen e tij të formës dhe motivimin, por IOC nuk bëri përjashtime.

Ai u votua “Boksieri i Dekadës” nga WBC.

Pasi mësoi për vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të refuzuar kërkesën e tij speciale për të garuar në “Paris 2024”, Pacquiao shprehu ndjenjat e tij.

“Edhe pse jam shumë i trishtuar dhe i zhgënjyer, i kuptoj dhe i pranoj rregullat e kufirit të moshës”, tha Pacquiao në një deklaratë.

Pacquiao ka 25 vjet përvojë në boks. Në moshën 45-vjeçare, ishte e rëndësishme për të që të bënte debutimin e tij olimpik.

Megjithatë, Pacquiao tha se do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë atletët filipinas që konkurrojnë në Lojërat Olimpike. Ai theksoi se pavarësisht pensionimit, synon që në të ardhmen e afërt t’i sjellë krenari dhe nder vendit në ringun e boksit.

Një ndihmës i Pacquiao u konfirmoi gazetarëve të hënën, siç raportohet nga “AFP”, se Pacquiao do të ndeshet me kikboksierin tajlandez, Buakaw Banchamek në një ndeshje pa tituj në Bangkok më 20 prill.

Manny Pacquiao dëshiron të ndeshet në ‘Paris 2024’

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore