Sport

Reali i ofron zgjatjen e kontratës Kroos-it


Toni Kroos ka qenë një nga futbollistët thelbësor në sukseset e Real Madrid-it në kohët e fundit.

Gjermani ka kontratë me klubin mbretëror deri në vitin 2023, megjithatë ai mund ta zgjasë më shumë qëndrimin në Madrid.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, drejtuesit e Real-it i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, 32 vjeçari nuk ka pranuar menjëherë këtë ofertë, i cili ka thënë se i duhet kohë për ta shqyrtuar propozimin e dhënë.

Pra, pavarësisht se në mesfushë tashmë ka emra të rinj si Camavinga apo Tchouameni, Realit i duhet ende eksperienca e Kroos.

Kujtojmë që gjermani është pjesë e Real-it që nga viti 2014, kur u transferua nga Bayern Munich për shumën e 25 milionë eurove.

Ai gjatë kësaj kohe ka zhvilluar 365 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e bardhë, prej të cilave ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 83 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore