Lajme

Rashiç: Vendimi për dinarin ishte befasi, kërkova kohë nga Kurti 

Ilustrim: Nenad Rashiç dhe Albin Kurti

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ndërsa ka komentuar rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës, ka thënë se tashmë dëmi është bërë në mesin e komunitetit serb në Kosovë.

“Shikoni si të doni, dëmi është bërë në jetën e qytetareve. Më besoni se ka ma shumë përfitues tjerë sesa serbë”, ka deklaruar ai në një intervistë për Tëvë1.

Rashiç ndër të tjera ka deklaruar se vendimi i BQK-së për dinarin ka qenë e befasishme për të, meqë më herët nuk ka qenë e informuar për një gjë të tillë.

“Unë mund të mos kem informata për gjëra të tjera, por për tema që mund të kenë impakt jam i informuar. Vendimi i BQK-së më befasoj”.

Ministri nga radhët e komunitetit serb ka njoftuar se me t’u informuar me këtë rregullore ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të kërkuar më shumë kohë në implementimin e një vendimi të tillë në terren.

“Në takim me kryeministrin thash që kjo do të donte më shumë kohë për një fushatë sensibilizuese që do të informonte qytetarët mbi të gjitha çështjet”.

Rashiç ka vlerësuar se në rregulloren e BQK-së Kurti nuk ka pasur rol aktive, meqë, sipas tij, një vendim i tillë është marrë nga një institucion i pavarur, siç është BQK-ja.

“Kurti s’ka pasur rol aktiv brenda procesit të aprovimit dhe përcaktimit të rregullave të reja. E sa i përket hatër mbetjes, në politikë unë besoj gjithmonë në ndërtimin e besimit”, ka shtuar ai.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Rashiç ka deklaruar se ky proces mund të përfundojë në një konferencë ndërkombëtare ku mund të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbië.

Një gjë e tillë mund të ndodhë meqë në vlerësimin e tij në një pikë diplomatët do ta humbin durimin me palët në dialog.

“Fatkeqësisht është reale që mund të ketë një konferencë të tillë e cila do të përmbyllej me një marrëveshje”.

Ndryshe disa avokatë serbë nga Kosova, të martën, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, rregullore kjo e cila ka ndaluar përdorimin e valutës shtetërore serbe, dinarin për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës.

Kërkesa e avokatëve serbë, siç raporton mediumi serb me seli në Kosovë, Kossev, është që rregullorja të pezullohet deri në momentin kur Kushtetuesja të konfirmojë ose të hedhë poshtë kushtetutshmërinë e kësaj rregulloreje.

Avokatët serbë ndër të tjera, siç raporton Kossev, kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë edhe efektin e dëmit që ka shkaktuar rregullorja te situata socio-ekonomike e qytetarëve, gjegjësisht për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës së fundmi ka shkaktuar fërkimin politik të radhës në mes të Qeverisë së Kosovës – e cila në emër të ligjit po tenton ta shtrijë sovranitetin në Veri të Kosovës – dhe komunitetit ndërkombëtar – i cili s’po do “surpriza” në terren, por zbatim të marrëveshjeve (Asociacionin).

Vendimi i BQK-së që në Kosovë të përdoret vetëm një valutë, euro, aktualisht ka ngecur në mes thirrjes së komunitetit ndërkombëtar që i njëjti të shtyhet deri në një afat më optimal, pasi shteti serb tha se vendimi i Kosovës afekton serbët e Kosovës, meqë ata i pranojnë të gjitha ndihmat nga Serbia në dinarë dhe në anën tjetër arsyetimin e autoriteteve kosovare se vendimi një fjalë është vetëm zbatim i një dispozite të Kushtetutës së Kosovës dhe asgjë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore