Përballje

Rashani gjen golin e parë të sezonit, i dhuron tre pikët ekipit të tij


Futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani, ka gjetur golin e parë të sezonit me ekipin e tij, Clermoont.

Kosovari doli të jetë njëriu i ndeshjes në takimin Ajaccio – Clermoont, duke shënuar në minutën e fundit të takimit për 1:2.

Rashani hyri në këtë ndeshje në minutën e 63-të, atëherë kur rezultati ishte i barabartë, 1:1.

Ai shënoi një gol të bukur, pas asistimit të polakut, Mateusz Wieteska.

Pas këtij momenti, Clermoont ia doli të shënojë edhe njëherë tjetër në minutat shtesë, kështu duke e siguruar fitoren e katërt në kampionat.

Ky ishte goli i parë i Rashanit për këtë sezon me fanellën e Clermoont, ku për dallim nga sezoni i kaluar, këtë herë ende nuk e ka gjetur vetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore