Lajme

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag do të vizitojë Kosovën


Politikani gjerman me origjinë boshnjake që është pjesë e Qeverisë Gjermane nga Partiasocialdremokrate, Adis Ahmetoviç

Politikani gjerman me origjinë boshnjake që është pjesë e Qeverisë Gjermane nga Partia Socialdremokrate, Adis Ahmetoviç, dhe raportuesi aktuali i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se koalicioni qeverisës i Gjermanisë po punojnë “për të ndërtuar ura lidhëse” mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se do vizitojë së shpejti Kosovën dhe Serbinë.

“Si raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor do të raportoj në grupin më të madh parlamentar. Unë nuk jam vetëm për të përshkruar situatën politike, ekonomike dhe sociale në rajon, por edhe do të propozoj hapa konkret te Komisioni për Punë të Jashtme në qeverinë e re gjermane”, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet që stabilizohet situata në terren, të ruhet paqja, të fuqizohen forcat liberale dhe demokrate dhe të konkretiozohet zgjerimi i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Sigurisht se kjo do të kërkojë bashkëpunim me të gjitha nivelet. Për çka unë edhe do të vizitojë Kosovën këtë vit për të biseduar me përfaqësues të ndryshëm politik, biznesorë, akademikë, kulturor dhe shoqërinë civile”, u shpreh ai, transmeton Kosovo-online.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore