Shqipëria

Raportohen dy vatra zjarri në Shqipëri, pas rritjes së temperaturave


Dy vatra zjarri janë raportuar në Shqipëri në orët e fundit, ku duket se temperaturat e larta kanë filluar të favorizojnë edhe përhapjen e shpejtë të flakëve.

Një prej zjarreve është raportuar në ish-fushën e plehrave në Fier.

Sipas raportimeve, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset që me ndërhyrjen e tyre po bëjnë të mundur të venë nën kontroll flakët. Ende nuk dihet shkaku u zjarrit, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi.

Prej mesnatës së djeshme ndërkohë në fshatin Pjezë të Shijakut i është vënë zjarri vendgrumbullimit të përkohshëm të mbeturinave, zjarr i cili la zgjatur deri mesditën e sotme

Forcat zjarrfikëse kanë vënë nën kontroll flakët, por tymi ende vazhdon të krijojë ndotje në zonën përreth.

Sakaq janë marrë masat që mjete të tonazhit të rëndë të hedhin pirgje dheu për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat pranë lumit Erzen ku bimësia është e dendur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore