Lajme

Raporti 24-orësh i policisë: Dy vdekje të dyshimta në Mitrovicë e Prishtinë, plagosje në Fushë Kosovë


Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë të shtunën e 22 tetorit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportit 24-orësh të policisë.

Sipas organeve të rendit, edhe në Prishtinë një grua ka humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësit përkatëse policore dhe ato mjekësore”, theksohet në njoftim.

Por, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkaq në Sllatinë të Fushë Kosovës të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja”.

Policia po i vazhdon hetimet për ta ndriçuar rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore