Sport

Rangers-i fitore me aromë titulli, tifozeria nuk përmbahet


Rangers-i i Steven Gerrard-it ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-0 St. Mirren-in në “Ibrox”. Kjo fitore i çon ata më pranë titullit, që u mungon prej një dekade.

Afimi me titullin kampion pas kaq shumë vitesh pritje, nuk mund të mos nxirte tifozët në rrugë, jashtë stadiumit. E aq më pak kur bëhet fjalë për një tifozeri të flakët, që njihet gjerësisht në botën e futbollit.

Tifozët e Rangers-it festuan jashtë stadiumit te tyre, pavarësisht rregullave ndaj Covid-19, gëzimi dhe festa nuk u ndal. Pati edhe këngë dhe shenja triumfi në drejtim të Gerrrd-it, ndërsa ai po shkonte për në stadium.

Megjithëse sigurimi u mundua të mbante nën krontroll situatën, festa nuk ndalej aq thjesht, me flakadanët e kuq dhe blu që pushtuan vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore