Sport

Ramos-i feston 35 vjetorin


Kapiteni i Real Madrid-it dhe Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos-i feston ditën e martë, të 30 marsit, datëlindjen e 35-të.

Në karrierën që vazhdon dhe që qëndron në nivele të larta, pavarësisht moshës, Ramos-i numëron 715 ndeshje zyrtare dhe 104 gola. Mbërriti në Madrid në 2005 nga Sevilla dhe në 2015 u bë kapiteni i Los Blancos.

Gjatë kësaj periudhe 16-vjeçare me klubin e Real-it, Ramos-i ka fituar pesë herë La Ligën, katër herë Ligën e Kampionëve, dy Kupa të Spanjës, katër Superkupa të Spanjës, tre Superkupa të Europës dhe katër Kupa të Botërorit të Klubeve.

Spanjolli ka fituar gjithashtu një Kupë Bote dhe dy Kampionate Europiane me Kombëtaren.

Omar Momani me krijimtarinë e tij, e ka shpjeguar më së miri karrierën e Ramos-it drejt datëlindjes së 35-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore