Shqipëria

Rama ironizon me Berishën: I vetmi në histori që kërkon votën, por s’është në fletë votimi


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit të tij me simpatizantët e majtë në qytetin e Kukësit është ndalur te situata në polin opozitar, më saktësisht në përbërjen e fletës së votimit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

“Se unë e kuptoj edhe atë, jo e kemi nga fshati jonë, jo e kemi bacën tonë, jo e kemi vocin tonë, po Like floririn ça e kanë këta në Tropojë se nuk e di. Se atje do çohen në mëngjes, do shkojnë të votojnë dhe te fleta e votimit baca nuk është”, u shpreh fillimisht Rama duke ironizuar me mungesën e Berishës në fletën e votimit.

Sipas tij, ish kryeministri del vërdallë nëpër Shqipëri duke kërkuar që t’i japin votën, por s’është në fletë votimi.

“Si i bëhet? Keni parë në histori ndonjëherë të zgjedhjeve në botë që njeriu të dalë rrugëve të thotë dua votën, kur shkon për ta votuar s’e ke te fleta e votimit. Ja kshu u katandis kjo punë, do çohen demokratët e Tropojës do marrin rrugën te kutia e votimit ‘Bashkë Fitojmë’ – Like floriri”, theksoi më tej kryesocialisti.

Kujtojmë që Kolegji Zgjedhor, më 21 prill, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, lidhur me emrin e drejtuesit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i cili duhet të jetë i shkruar në fletën e votimit përbri simboleve, duke hequr përfundimisht dyshimet se vendi i takon Ilir Metës.

Kështu, duke e lënë formalisht jashtë votimeve Sali Berishën, edhe pse është kërkuar nga koalicioni që ky i fundit të jetë i shënuar në fletë si drejtues i koalicionit.

Emri i Berishës nuk do të jetë në fletën e votimit, sipas KAS-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore