Shqipëria

Rama i bën thirrje autoriteteve të Kosovës: Ky është një nga ato momente, ku dita bën shekullin


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë një thirrje autoriteteve të Kosovës që të përfitojnë nga momenti historik në të cilin përcaktohet fati i mundshëm i vendit, sipas tij.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për mediat.

“Nëse trupat e huaja do të marrin nën kontroll veriun e Kosovës, çështja do të kthehet në tryezë kushedi mbas sa vitesh. Ky është një nga ato momente, ku minuti bën vitin, ora dekadën dhe dita bën shekullin”, theksoi kreu i Qeverisë.

Ndër të tjera, kryeministri shqiptar bëri gjithashtu thirrje për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna.

“Unë zgjedhjet i kam mbështetur kur u bënë dhe ato e kryen misionin. Sot duhen zgjedhje të reja dhe duhet të shpallen sa më parë, për të treguar vullnet”, ravijëzoi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore