Rajoni

Rama bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Densias, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Njoftimin e bëri në një postim në media sociale Twitter, ditën e marte të 5 janarit.

“Në një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në fokus kanë qënë zhvillimet e fundit rajonale”, ka shkruar ai

Kjo telefonatë vjen pas njoftimit zyrtar për viziten dy ditore të Ramës në Turqi.

Turqia dhe Greqia kanë pasur kontraste të forta për sa i përket çështjes së kufirit detar, ku shpesh herë dhe kanë kërcënuar me luftë njëra- tjetrën.

Ndërkohë Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për delimitimin e hapësirave detare.

Sipas njoftimit të mediave shqiptare, ditën e premte, Rama pritet të zhvillojë dhe një vizitë zyrtare në Greqi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore