Lajme

Rakiç, kandidat për deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista e Vuçiç-it


Goran Rakiç

Ish-kryetari i Listës Serbe dhe njëherët ish-ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, do të garojë për një post të deputetit në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Progresiv Serbe (SNS), e cila deri në një kohë të shkurtër udhëhiqej nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kështu të paktën njofton mediumi serb me seli në Kosovë, Kossev, i cili duke iu referuar të dhënave të Komisionit Republikan Zgjedhor në Serbi thekson se Goran Rakiç, është pjesë e listës garuese “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend – në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit.

Në këtë listë përveç Rakiç-it, siç njofton ky medium, janë të përfshirë edhe disa kandidatë nga serbët të cilët jetojnë në Kosovë.

Në listën zgjedhore “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të qëndrojë në vend” janë gjithsej 250 kandidatë për deputetë.

Prej tyre, katër banojnë në Kosovë, tre në Mitrovicë të Veriut dhe një në Graçanicë.

Në pozitën e 27-të është ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njofton ky medium.

Në të njëjtën listën zgjedhore është edhe Danijela Vujiçiç e cila udhëhoqi Ekipin Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Kandidatë për deputet në këtë listë, është edhe Dejan Gureshiç, Ish-kryetar i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës Veriore, tani dekani aktual i Fakultetit të Shkencave dhe Matematikës në Mitrovicën e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore