Lajme

Qytetarëve me imunitet të dobët, do ju duhet një dozë e tretë vaksine anti-covid


Zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive, Anthony Fauci, tha të dielën se, Amerikanët që janë me imunitet të dobët mund të kenë nevojë për më shumë doza të vaksinës anti-COVID.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), po përballen me rritjen e rasteve nga varianti Delta i coronavirus-it.

“Ata pacientë që janë nën mjekimin me kimioterapi kanceroze, sëmundje auto-imune, regjime imunosupresive, kanë nevojë për një përforcues të tretë, pasi janë ndër të parët të prekshëm nga ky virus”, tha Fauci gjatë një interviste për CNN.

Ai shtoi se zyrtarët shëndetësorë po shqyrtojnë nëse duhet të ndryshojnë udhëzimet për maskat për qytetarët e vaksinuar. Po ashtu citoi disa studime që tregojnë se, mund të ketë imuniteti mund të vijë drejt rënies tek njerëz të vaksinuar.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-ve po rishikojnë të dhënat për të përcaktuar se kur mund të nevojiten një dozë tjetër.

Rënia e efikasitetit përkoi me përhapjen e variantit Delta, një lloj më dominues në Izrael, i cili po administron dozat e treta të vaksinës tek njerëzit me imunitet të kompromentuar. Përfshirë ata që kanë bërë transplantime të zemrës, mushkërive, veshkave ose mëlçisë dhe pacientëve me kancer që marrin kimioterapi.

Varianti Delta, i cili u gjet për herë të parë në Indi, po transmetohet me shpejtësi në SHBA.

Rritjet më të mëdha në rastet e COVID-19 janë në vendet me norma më të ulëta të vaksinimit. Florida, Teksasi dhe Misuri përbëjnë 40% të të gjitha rasteve të reja në të gjithë vendin, me rreth një në pesë nga të gjitha rastet e reja të SHBA-ve që ndodhin në Florida.

Kjo sipas këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jeffrey Zients, javën e kaluar.

Pfizer dhe BioNTech thanë të premten se SHBA-të kishin blerë 200 milionë doza të tjera të vaksinës, për të ndihmuar me vaksinimin pediatrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore