Lajme

Qeveria kineze dërgon flotën ajrore në ujrat e Tajvanit


Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit deklaroi që kishin identifikuar tetë aeroplanë bombardues dhe katër avionë luftarakë kinezë, në cepin jugperëndimor të ishullit. Forcat ajrore tajvaneze kanë vendosur radarë për të monitoruar lëvizjet e tyre.
Qeveria kineze e pretendon ishullin e vetë qeverisur si territor të sajën. Muajt e fundit, ka kryer fluturime pothuajse çdo ditë mbi ujrat e kontrolluar nga Tajvani. Sidoqoftë, nuk kanë përbërë problem për Taipein, pasi janë konstatuar vetëm një apo dy avionë zbulimi.

Prania e kaq shumë avionëve luftarakë kinezë në këtë mision, sipas qeverisë tajvaneze, është e pazakontë.

Një hartë, e siguruar nga Ministria e Mbrojtjes, tregon që flota ajrore kineze, e cila përfshinte edhe një avion Y-8 anti-nëndetëse, fluturoi në të njëjtat ujëra ku misionet e fundit kineze po ndodhnin.

Korrespondenti për Ministria e Mbrojtjes tha se ishulli ka përdorur protokollin standart për mënyren sesi i përgjigjen veprimtarive të tilla.

“Janë caktuar detyrat e alarmit ajror, janë lëshuar paralajmërime radio dhe sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, me qëllim për të monitoruar aktivitetin”.

Deri tani nuk ka asnjë koment nga autoritetet kineze. Në të kaluarën, qeveria kineze ka thënë që ushtrimet bëhen për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e vendit.

Pekini, e ka shikuar me shqetësim rritjen e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundrejt Tajvanit, veçanërisht gjatë administratës së presidentit Trump.

Fluturimi nga bombarduesit kinezë të shtunën erdhi vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, mori presidencën e SHBA-së.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë së Bardhë, Emily Horne, tha se marrëdhënia e SHBA-së me Tajvanin është “e ngurtë”.
Ambasadorja de facto e ishullit vetë qeverisës, Hsiao Bi-khim, mori pjesë në betimin e Joe Biden, të mërkuren.
Kishin kaluar katër dekada që nga hera e fundit që Tajvani kishte dërguar zyrtarisht delegatë në inaugurimin e presidentit të SHBA-së./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore