Lajme

Qeveria gjermane: Ndalojeni dhunën menjëherë, angazhohuni urgjentisht në bisedime


Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë ka dënuar sulmet e dhunshme “të papranueshme” në veri të Kosovës pasditen e sotme.

Kjo, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve.

Lajmi u bë i ditur nga diplomacia gjermane, duke cituar njoftimin për shtyp.

“Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, theksoi njoftimi zyrtar i diplomacisë gjermane.

Deklarata zyrtare ravijëzoi në përmbyllje mbështetjen e plotë ndaj Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajčák në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore