Kosova

D4D: Qeveria e Kosovës ka punuar dobët për 38.7 për qind të kosovarëve


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

38.7 për qind e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin, Albin Kurti për gjashtë mujorin e parë të qeverisjes ka punuar dobët.

Anketa e cila është zhvilluar gjatë muajit shtator të këtij viti në tërë territorin e Kosovës me gjithsej 1 mijë e 63 anketues, ka konstatuar se 32.3 për qind e qytetarëve mendojnë se Qeveria e Kosovës për gjashtë muaj ka punuar mirë.

Instituti Demokraci për Zhvillim i cili e ka zhvilluar këtë anketë ka pasur për qëllim kuptimin e qëndrimit të qytetarëve për gjashtë mujorin e parë të qeverisë Kurti, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit arriti të fitoi 50,3 për qind e votës popullore kështu duke u bërë partia e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që ka arritur të marrë më shumë se 50 për qind të votës dhe të formoi një qeveri pa pasur nevojë për një partner koalicioni.

Megjithatë zgjedhjet lokale të 17 nëntorit Lëvizjen Vetëvendosje, e nxorën si partia e katërt sa i përket numrit të komunave të fituara.

Kështu LVV duke e humbur qytetin e dytë më të madh në Kosovë, Prizrenin pas një mandati qeverisjeje, arriti të triumfojë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore