Lajme

Objektet e Paidentifikuara Fluturuese (UFO)/ SHBA nuk përjashton mundësinë të jenë aliene


Autoritetet e Inteligjencës Amerikane nuk kanë gjetur ndonjë provë se objektet e paidentifikuara fluturuese (UFO), të pikasura në vitet e fundit nga pilotët e marinës, të ishin anije të huaja të botës tjetër. Por, kjo nuk domethënë që e përjashtojnë si mundësi.

Zyrtarët nuk mundën t’i shpjegonin lëvizjet e çuditshme në qiell, të cilat vazhdojnë të ngatërrojnë institucionin ushtarak dhe shkencor amerikan.

Vlerësimet janë raportuar nga agjencia e lajmeve, New York Times, bazuar në informacionin e marrë nga zyrtarë të lartë të administratës.

Raporti zbulon se shumica dërrmuese e më shumë se 120 objekte të paidentifikuara në 20 vitet e fundit nuk ishin pjesë e ndonjë ushtrie amerikane apo teknologjie tjetër qeveritare, thanë zyrtarët për gazetën.

Ky zbulim duket se përjashton mundësinë që pilotët e marinës, të cilët bënin raporte në lidhje me fenomenet ajrore, mund të kenë hasur teknologji nga iniciativa të ndryshme që qeveria amerikane po përpiqet ta mbajë sekret.

Një version i paklasifikuar i raportit, i gatshëm t’i dorëzohet Kongresit deri më 25 qershor, do të sigurojë “disa përfundime të tjera të forta”.

Si i tillë, “zyrtarët e lartë të informuar për inteligjencën pranuan se vetë paqartësia e gjetjeve do të thoshte se qeveria nuk mund të përjashtonte përfundimisht teoritë që fenomenet e vëzhguara nga pilotët ushtarakë mund të ishin anije kozmike aliene”, shkruan “New York Times”.

Analiza pranoi se shumë detaje rreth raporteve ishin të vështira për t’u shpjeguar, të tilla si mënyra se si objektet misterioze përshpejtonin dhe ndryshonin drejtimin.

Raporti i UFO-s gjithashtu shqyrtoi edhe incidente që përfshinin objekte të paidentifikuara dhe forca të huaja ushtarake.

Zyrtarët mendojnë se “të paktën disa” nga objektet e para nga pilotët amerikanë mund të kenë qenë teknologji eksperimentale nga një shtet rival, gjasat janë Kina ose Rusia.

Zyrtarët e inteligjencës dhe ushtrisë, duke ditur objektet nuk ishin pjesë e teknologjisë amerikane, janë të shqetësuar se Rusia apo Kina mund të jenë duke “eksperimentuar me teknologjinë hipersonike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore