Lajme

“Qeveri mos i injoroni komunat” – AKK thotë se janë përjashtuar nga Komiteti anti-COVID


Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe zyrtarë nga nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos injorohen komunat sa i përket konsultime në lidhje me gjendjen e pandemisë COVID-19.

Kështu ka thënë AKK përmes një postimi në ‘Facebook’.

“Jeta zhvillohet në komuna. Kryetarët e Komunave që nga fillimi i pandemisë kanë qenë në ballë të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID 19 andaj kërkojmë që të bashkëpunoni ngushtë me të gjitha komunat dhe me AKK si përfaqësues i komunave, në mënyrë që situata me COVID të përballohet më lehtë”, thuhet në shkrimin e AKK.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ndërsa, kanë bërë të ditur se nuk janë ftuar si anëtarë Komitetit anti-COVID.

“Nga ky Asociacion kanë thënë se nuk janë ftuar si anëtarë të Komitetit anti-COVID, dhe se me këtë kuptojnë se janë përjashtuar përsëri nga ky Komitet”

Duke shtuar se, “si gjithnjë, edhe këtë herë komunat kërkojnë qasje konstruktive nga Qeveria e Republikës së Kosovës kundruall nivelit lokal. AKK është rikthyer në këtë komitet me vendim të ish ministrit Arben Vitia”.

Ata kanë apeluar që Qeveria e Kosovës të ftoj komunat e Kosovës në takime.

“Komunat e Republikës së Kosovës edhe një herë ftojnë Qeverinë e Kosovës të bashkëpunojë ngushtë dhe sinqertë sepse numri i rasteve me COVID 19 është në rritje dhe një injorim i tillë i komunave është i pajustifikueshëm”.

Me pesë janar, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 107 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më 4 janar në Kosovë kishte 108 raste të reja me COVID-19.

Më 26 dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka lajmëruar se janë identifikuar 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2 në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021”.

Prej këtyre rasteve të identifikuara, 2 janë raste të ardhura nga ShBA, 2 nga Londra, 1 nga Franca, dhe 4 nga Mitrovica të cilët mohojnë të kenë udhëtuar jashtë vendit ose të kenë pasur kontakte me dikë nga jashtë, ka njoftuar IKSHPK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore