Lajme

107 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe asnjë i vdekur


Ilustrim.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar për zero persona të vdekur dhe 107 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa, një ditë më parë, më 4 janar në Kosovë kishte 108 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve vjen nga pesë mijë e 561 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë katër persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 740.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar me doza të vaksinës kundër Coronavirusit dy mijë e 639  persona

Ndërkaq, 882 mijë e 263 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 785 mijë e 291.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Më 26 dhjetor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka lajmëruar se janë identifikuar 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2 në Kosovë.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021”.

Prej këtyre rasteve të identifikuara, 2 janë raste të ardhura nga ShBA, 2 nga Londra, 1 nga Franca, dhe 4 nga Mitrovica të cilët mohojnë të kenë udhëtuar jashtë vendit ose të kenë pasur kontakte me dikë nga jashtë, njofton IKSHPK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore