Lajme

Putin flet për çlirimin e botës, Kadyrov sheh tavanin


Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov nuk i shpëtoi vëmendjes së kamerave teksa presidenti rus Vladimir Putin po fliste për udhëheqjen e një “lëvizjeje anti-koloniale për të çliruar botën”.

Ndoshta i mërzitur nga mesazhet e atdhedashurisë, Kadyrov gjeti diçka më të mirë për të bërë dhe ngriti sytë nga tavani.

Menjëherë kamera e zhvendosi fokusin prej tij, sapo ai tregoi edhe me gjuhën e trupit se fjalimi i Putin po tejzgjatej.

Lideri çeçen shpesh ka kritikuar kapjen e figurave të larta ushtarake ruse, përfshi gjeneralë, nga Kievi, si edhe një dorëlëshueshmëri të herë pas hershme të forcave të Moskës karshi “armikut”.

Vetë Kadyrov, mendohet se është i përfshirë direkt në masakrën në Bucha, rrethinë e Kievit, në të cilën qindra qytetarë të pafajshëm kanë gjetur vdekjen pas mësymjes ruse.

Nëse lufta është aspekti i tij më i shitur në mediat sociale, fjalimet thjesht nuk bëjnë për të.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore