Sport

Pushimet mahnitëse të Ronaldo-s në vilën luksoze 8.5 milionë paundëshe në Majorka


Pas një sezoni të gjatë futbollistik, ylli i Manchester United dhe Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka nisur pushimet.

37-vjeçari është në shoqërinë e partneres Georgina Rodriguez dhe fëmijëve në ishullin spanjoll të Majorkës. Ata po i shijojnë pushimet në të njëjtën vilë ku qëndruan edhe vitin e kaluar.

Portugezi po qëndron në një vilë të izoluar në ishull, larg syve kureshtarë dhe rrëzë maleve të Tramuntana.

Për të mbërritur atje, Ronaldo përdori avionin privat, G200, për të cilin ka shpenzuar 20 milionë paund.

Në ishull, ai do të përdorë dy makina, që gjithashtu janë super të shtrenjta. Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milionë paund dhe një SUV Mercedes.

Në Portin Adriano pranë vilës, sulmuesi ka ankoruar jahtin e tij prej 5.5 milionë paundësh.

Vitin e kaluar, familja e tij dhe Ronaldo u akomoduan në një rezidencë që kushtonte 10 mijë paund nata. Këtë herë kanë zgjedhur diçka më private, e rekomanduar nga ish-shoku i skuadrës, Sergio Ramos.

Sipas gazetës ishullore “Ultima Hora”, vila ka palestrën e saj, pishinë të rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore