Kosova

Punëtorët Shëndetësorë do të marshojnë në kundërshtim të Ligjit të Pagave


Shprehjen e revoltës kundër diskriminimit, infermierët, mamitë dhe punonjës të tjerë shëndetësorë në Kosovë duan ta shprehin duke organizuar marsh në sheshet e Prishtinës, me moton “Marshojmë për pagë dinjitoze”.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, ka njoftuar se marshin do ta organizojnë të martën e 22 shkurtit, për siç shprehen ata diskriminimin që po u bën shteti në Ligjin e ri të Pagave.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës në bashkëpunim me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës organizon aktivitetin “MARSHOJMË PËR PAGË DINJITOZE”, nesër më datë 01.03.2022 nga ora 15:00”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se marshi do të nis nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë, për të vazhduar drejtë sheshit “Zahir Pajaziti” dhe për të përfunduar në Sheshin “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgjente përveç kujdestarive, që t’i bashkëngjiten këtij marshimi. Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet )”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu është kërkuar nga pjesëmarrësit që t’i respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore