Muzikë

Publikohet dueti mes Majk dhe Ledri Vulës


Është publikuar dueti i shumë pritur muzikor, “Marr”, mes rep artistëve, Majk e Ledri Vula.

“Marr” është një këngë me ritme verore, me tekst të shkruar nga të dy artistët, ndërsa është realizim i “Bigdeal Records”, kompani e cila ka marrë përsipër edhe muzikën e produksionin e kësaj prurjeje të re muzikore.

Dyshja, Majk dhe Ledri, këngës i kanë bashkangjitur edhe një video klip përshtatur stinës së verës, duke u paraqitur me veshje trendi dhe modele përreth.

Pjesa vizuale e projektit i është besuar kompanisë “Entermedia”.

Rreth këtij bashkëpunimi thashethemet kanë qarkulluar qysh nga viti që lamë pas.

Fillimisht u aludua se do të publikohej në muajin shtator, deri sa më vonë u tha se u shtye për një datë të pacaktuar.

Por, se bashkëpunimi po vinte u konfirmua pasi dyshja publikuan fotografitë nga prapaskenat e video klipit.

Madje, ditë më parë ata zbuluan edhe datën zyrtare të lansimit të “Marr”.

Artistët e kanë publikuar projektin edhe në llogaritë e tyre zyrtare nëpër rrjete sociale, ku edhe kanë marrë komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore