Muzikë

Publikohet “Amerikana” nga Ledri Vula


Ledri Vula - Rep Artist

Kanë kaluar ditë që kur rep artisti, Ledri Vula, e kishte paralajmëruar projektin më të ri muzikor – “Amerikana”, dhe të njëjtin tashmë e ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në platformën YouTube.

Kënga “Amerikana”, e cila vjen me ritëm dhe brenda sferës së hip-hopit është punuar nga producenti Big Bang në studion e RedBox Entertainment.

Ashtu siç e do tradita, për tekstin e këngës është përkujdesur vetë rep artisti, Ledri Vula, ndërkohë që projekti është vizuelizuar me një video klip, brenda të cilit, duke u bazuar në titullin e këngës, dominojnë skenat me flamurin amerikan.

Ledri Vula – “Amerikana”.

Video klipi i këngës është gjiruar nga kompania artistike, Sekuencë Studio, ndërsa ky projekt duket se është i fundit për këtë vit e që padyshim pritet të bëhet hit brenda pak ditësh.

Për vetëm 14 orë që nga premiera e “Amerikana”, kënga ka mbledhur afro 300 mijë klikime në YouTube.

Nuk kanë munguar as kritikat pozitive nga kolegët me Ledrit, përfshirë: Morena Tarakun, Teuta Selimin, Kida, Skerdi Ago e shumë të tjerë.

Ndryshe, Ledri Vula, ka qenë aktiv në muzikë gjatë gjithë vitit 2021, ndërsa ka sjellë bashkëpunime të suksesshme si ai me rep artisten, Tayna – “Hala” si dhe “Ça bone” me rep artistët, Lumi B e Gjiko.

Nuk kanë munguar as solo projektet. “Don Mo” është video projekti muzikor i publikuar nga Ledri në muajin maj të këtij viti, e që deri më tani ka grumbulluar afro 13 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore