Sport

PSG nuk do e nderojë Messin para ndeshjes me Angers


Paris Saint-Germain nuk do të bëjë asnjë përgatitje për të mirëpritur Lionel Messi-n pas fitimit të Kupës së Botës.

Ylli argjentinas nuk do të pritet në mënyrë ceremoniale para ndeshjes që PSG e zhvillon në shtëpi ndaj Angers, pasi kjo festë do të përbënte një konflikt interesi.

Kjo për shkak që Messi me Argjentinën mposhtën pikërisht Francën në finale.

PSG u përball me një konflikt interesi pa dyshim të pakëndshëm. Nga njëra anë, do të kishte dashur të bënte të gjitha nderimet për Messi-n, por nga ana tjetër, dyshon se do të kishte tifozë që mund të mërziteshin nga diçka e tillë.

Përballë kësaj situate, klubi preferon të jetë i matur dhe në të njëjtën kohë zgjedh të evitojë situata të pakëndshme.

Messi u nderua nga shokët e skuadrës kur erdhi në stërvitjet e vonuara në Paris. Të gjithë e duartrokitën derisa argjentinasi ishte duke dalë nga tuneli.

Messi pritet të jetë startues në duelin që fillon në 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore