Përballje

PSG mposhtet nga Rennes


Paris Saint-Germain është befasuar nga skuadra e Rennes, duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e javës së 19-të në Ligue 1.

Me Messi-n dhe Neymar-in që mbështetnin sulmuesin e ri, Hugo Ekitike, skuadra e PSG-së nuk arriti të bëjë asgjë në pjesën e parë, përkundër disa rasteve të mira.

Në fillim të pjesës së dytë, Christophe Galtier e inkuadroi në lojë edhe Kylian Mbappe-n së bashku me Achraf Hakimi-n, por as këta të dy nuk arritën ta zhbllokojnë ndeshjen.

Por, këtë e bënë vendasit në minutën e 65-të, duke kaluar në epërsi me anë të sulmuesit të Malit, Hamari Traore.

Deri në fund, lojtarët e PSG-së u munduan me të gjitha forcat për të reaguar, por ishte e kotë ndaj një mbrojtjeje të fortë të vendasve.

Kjo ishte humbja e dytë e Parisit në këtë edicion, derisa ata vazhdojnë ta mbajnë vendin e parë në tabelë me 47 pikë, të ndjekur nga Lens me tre pikë më pak.

Në anën tjetër, Rennes janë në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore