Përballje

PSG mposhtet në shtëpi nga Rennes


Skuadra e Paris Saint-Germain është mposhtur në shtëpi nga Rennes me rezultat 0:2 në ndeshjen e javës së 28-të në Ligue 1.

Pas shumë mundësive të shpërdoruara nga Kylian Mbappe e Lionel Messi, skuadra parisiene u ndëshkua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Karl Toko Ekambi, i cili mori një asistim milimetrik nga Benjamin Bourigeaud.

Pra, pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve, teksa tre minuta pasi filloi e dyta, PSG u ndëshkua për herë të dytë.

Arnaud Kalimuendo shënoi pas një kundërsulmi të skuadrës së Rennes, i cili u asistua nga Chimuanya Ugochukëu.

Në vazhdim, vendasit tentuan ta barazojnë rezultatin, por ishte e kotë përballë një mbrojtje të fortë nga ana e mysafirëve.

PSG ende mbetet në vendin e parë në tabelë me 66 pikë, nëntë më shumë se Lens e vendit të dytë.

Ndërsa, Rennes ngjitet në vendin e pestë me 50 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore