Sport

PSG dhe Galatasaray janë afër marrëveshjes për shitjen e Icardi-t


Mauro Icardi pritet që në ditët e ardhshme të transferohet te skuadra e Galatasaray-t.

Sulmuesi argjentinas është në pronësi të klubit Paris Saint-Germain, por sezonin e fundit ishte i huazuar te kampionët në fuqi të Turqisë.

Këta të fundit dëshirojnë ta blejnë kartonin e futbollistit dhe raportohet që marrëveshja është shumë afër.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, PSG ka pranuar që ta shesë Icard-in për 10 milionë euro, shumë kjo aq sa është ofruar nga Galatasaray.

Pra, argjentinasi dhe klubi turk kishin rënë më herët dakord për kushtet personale të kontratës, por pengesa e vetme ishte te kampionët e Francës që tani duket se do të zgjidhet.

Kujtojmë që ish-sulmuesi i Inter-it kaloi një sezon të shkëlqyer në Turqi, duke shënuar 23 gola dhe duke dhuruar tetë asistime në 26 ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore