Sport

“Pse jo?” Russell Westbrook hyn në histori


Rrusell Westbrook kërceu për një ‘rebound’ të pakontestuar në mbrotje kur kishin mbetur edhe tetë minuta e 30 sekonda deri në fund të ndeshjes përballë Atlanta Hawks.

Në atë moment, Rrusell Westbrook parakaloi Oscar Robertson-in në librat e historisë si lojtari me më shumë ‘triple double’ ose dyshifrore të trefishtë.

Një ‘rebound’ i thjesht në humbjen e Wizards përballë Atlanta-s, kompletoi historinë duke thyer një rekord që nga shumë konsiderohej si i pa aritshëm.

Ky rekord u vendos më 24 mars të vitit 1974, kur Robertson arriti dyshifrore të trefishtë për herë të 181-të në karrierë.

“Është thjesht bekim”, tha Westbrook, që nga këto dyshifrore të trefishta, më të mirën në karrierë e zgjedh të parën në karrierë, përballë Dallas Mavericks.

“Ti sakfrikon shumë për lojën, vë gjithçka në linjë, shpenzon shumë kohë,. Të përmendesh në një fjali me legjenda si Oscar, Magic Johnson dhe Jason Kidd, është një gjë që unë kurrë se kisha menduar si një fëmijë i vogël. Jam vërtetë mirënjohës për momente si ky”, u shpreh Westbrook.

“Normalisht nuk e lavdëroj vetën, por sonte do ta bëjë. Thjesht sepse jam shumë falënderues për ata para meje”.

Edhe pse Westbrook e humbi një tre pikësh që mund të fitonte ndeshjen në fund për Wizards, ky motor i palodhshëm i shtyrë nga kritikat tani ka bërë diçka që se ka bërë askush tjetër.

Westbrook, 32 vjeç, është i vetëm në këtë kategori, dhe mesa duket, ai është shumë larg fundit.

“Kurrë nuk kam menduar për këtë gjë, sinqerisht”, tha Russell pasi u pyet për rekordin e Robertson.

“Çdo natë unë dal në fushë dhe tentojë të bëj gjëra që të tjerët i konsiderojnë të pamundura”.

Russell zbulon se moto e tij është “Pse Jo?”, dhe kjo e shtynë përpara sa herë që ai shkelë në parket.

Një mesazh për Westbrook-in kishte edhe vet njeriu të cilit iu thye rekordi.

“Jam shumë i lumtur për ty”, tha Robertson, “Familja jote janë shumë krenarë me ty. I përshëndes me shumë respekt arritjet e tua në basketboll”.

Westbrook e barazoi Robertson-in të shtunën, dhe vetëm tre ditë më pas ai arriti të hyj në histori.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore