Pajisje

Pse iPhone 15 po nxehet së tepërmi?


Kompania Apple ka fajësuar një gabim në sistemin e saj operativ dhe përditësimet e aplikacioneve për mbinxehjen e iPhone 15.

Që kur modeli i fundit doli në shitje në shtator, disa përdorues janë ankuar se pajisjet nxehen shumë.

Apple ka bërë me dije se kishte një gabim gjatë përditësimit të iOS 17 në telefon.

Gjithashtu ka pohuar se ndryshimet në aplikacionet e palëve të treta “po mbingarkojnë sistemin”.

Përdoruesit e iPhone-it kanë pritur që pajisjet e tyre të nxehen gjatë konfigurimit fillestar, për shkak të sasisë së fuqisë përpunuese që përdoret – por këto probleme me iPhone 15 kanë qenë më të këqija.

Përdoruesit janë ankuar në mediat sociale se telefonat e rinj po ‘digjeshin’.

Kompania ka bërë me dije se ka identifikuar disa kushte që mund të shkaktojnë nxehjen e telefonit të fundit.

Kjo përfshin një gabim në iOS 17, i cili është versioni më i fundit i software-it të Apple, i cili është i aksesueshëm për modelet më të fundit.

Po ashtu një çështje tjetër “përfshin disa përditësime të fundit të aplikacioneve të palëve të treta që po mbingarkojnë sistemin”.

Apple ka shtuar se po punon me zhvilluesit e aplikacioneve për rregullimet që janë në proces të shpërndarjes.

Ndër aplikacionet që fajësohen për problemin janë Instagram, Uber dhe videoloja Asphalt 9, sipas Apple.

Instagram tashmë e rregulloi problemin me aplikacionin e tij javën e kaluar.

Rregullimi i ardhshëm i gabimeve në iOS 17 nuk do të zvogëlojë performancën për të adresuar temperaturën e iPhone-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore