Lajme

PSD-ja kërkon nga deputetët që të ndryshojnë Ligjin për Specialen


Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën që të iniciojnë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Molliqaj, ka thënë se me ndryshimet e propozuara nga PSD-ja, Gjykata Speciale do të kthehet në “gjykata të drejtësisë”.

Ai e ka vlerësuar se aktualisht kjo gjykata është e padrejtë dhe po jep vendime të padrejta e arbitrare.

“Sot ju kemi drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës duke përjashtuar ata të Listës Serbe, për t’u bërë pjesë e grupit i cili do të duhej të ndërtohej nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të filluar amandamnetimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai.

Gjykata Speciale.

Ndërsa ka përmendur dy nene në këtë Ligj, që duhet të ndryshohen.

“Ne konsiderojmë që janë dy nene shumë problematike, të cilat nuk janë në përputhje me Ligjin ndërkombëtarë për krime lufte dhe as me konventat ndërkombëtarë për krime lufte. Njëri ka të bëjë me kompetencën lëndore që trajton subjektin e ndjekës nga kjo Gjykatë, e që është trajtimi prej kësaj baze të nenit 6 ku ndiçen vetëm krimet e UÇK-së”.

Sipas tij, neni tjetër që duhet të ndryshohet është neni 16.

“Neni i dytë që duam ta riformulojmë e ndryshojmë, është neni 16, ai për përgjegjësinë individuale dhe komanduese në veprimet e supozuara që mund të kenë ndodhur. Kjo ka të bëjë me një pjesë të fjalisë që është problematike e që ne nuk e kemi gjetur në asnjë ligj ndërkombëtarë për krime lufte dhe në asnjë konventë”.

“Pra ajo që quhet ‘ka pasur arsye të dijë’, e jo që ‘duhet të dëshmohet që bartësi i luftës e ka ditur për një veprim të tillë’”.

Ndërsa për protestën e së shtunës e cila është thirrur më 25 dhjetor ka thënë se do të jetë masive.

Më 16 dhjetor, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Musafës, i është dhënë dënimi prej 26 vjet burgim nga nga Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykata Speciale shpall Salih Mustafën fajtor – 26 vjet burgim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore