Lajme

Protestë në Serbi, edhe këtë të shtune


Bllokadat e shkaktuara nga protestuesit anembanë Serbisë

Në vend të bllokimit të rrugëve të shtunën, plani është që të organizohet një protestë para vetëqeverisjeve lokale, ka thënë për të përditshmen serbe Danas, Gjorgje Miketiç, nga Kryengritja Mjedisore.

Do të kërkohet anulimi i të gjitha memorandumeve dhe marrëveshjeve sekrete që dikush ka nënshkruar në emrin tonë dhe shpërbërja e grupit të punës së Rio Tinto-s, si dhe kontrolli dhe dëbimi i ndotësve vendas.

Sipas tij, qytetarët që do të protestojnë para vetëqeverisjeve lokale do t’i vënë në dukje problemet e tyre mjedisore dhe ndotësit dhe do të kërkojnë nga autoritetet vendore zgjidhjen e këtyre problemeve, transmeton “Danas”.

Siç ka thënë ai, në orën 14 është planifikuar një protestë para ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Edhe Aleksandar Jovanoviç Çuta ka paralajmëruar protestë para Qeverisë së Serbisë për të shtunën, ku kërkesa kryesore do të jetë anulimi i të gjitha akteve administrative të nxjerra nga Serbia ndaj kompanisë “Rio Tinto”.

Të mbledhurve do t’u drejtohen avokatë dhe personazhe publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore