Lajme

Protesta për “këngën satanike” të Qipros


Dhjetëra njerëz që mbanin kryqe prej druri dhe këndonin himne, protestuan jashtë transmetuesit shtetëror të Qipros CyBC, për të kërkuar tërheqjen e hyrjes së diskutueshme të vendit në konkursin e këngës Eurovision.

Ata thonë se kënga “El Diablo” promovon adhurimin satanik.

Disa nga protestuesit, mbanin në duar pankarta me shkrim “Ne po protestojmë paqësisht, jo El Diablo”, “Pendohu dhe kthehu te Krishti” dhe “Krishti shpëton; Diablo vret”.

Ata sqaruan se ky ishte një “ishull i shenjtorëve” dhe se CyBC-së nuk duhet të përfaqësonte besimtarët duke përdorur flamurin e vendit, por në vend të kësaj ta zëvendësonte atë “me një shumëngjyrësh”.

Protesta erdhi disa ditë pasi Kisha Ortodokse bëri thirrje për tërheqjen e këngës, për të cilën tha se përqesh bazat morale të vendit duke mbrojtur “dorëzimin tonë ndaj djallit dhe duke promovuar adhurimin e tij”.

Sinodi i Shenjtë, organi më i lartë vendimmarrës i Kishës, sqaroi në një deklaratë se kënga “në thelb vlerëson nënshtrimin fatalist të njerëzve ndaj autoritetit të djallit” dhe nxit transmetuesin shtetëror ta zëvendësojë atë me një që “shpreh historinë, kulturën tonë, traditat dhe pretendimet tona “.

Transmetuesi shtetëror këmbënguli që hyrja nuk do të tërhiqet, por kryetari i bordit të tij, Andreas Frangos, pranoi që organizatorët duhet të kishin bërë një punë më të mirë duke shpjeguar mesazhin kryesor të këngës, teksti i së cilës përfshin, “Unë ia dhashë zemrën el diablo … sepse ai më thotë se jam engjëlli i tij “.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore