Lajme

Propozimi me katër pika i Elon Musk për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë


Sipërmarrësi më i pasur i teknologjisë në Shtetet e Bashkuara, Elon Musk ka bërë një propozim me katër pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Fillimisht, sipas Musk, duhen ribërë zgjedhjet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së.

“Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit”, shkruan sipërmarrësi në Twitter.

Së dyti, Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783, vijon Musk.

Në radhë të tretë, ai propozon që të sigurohet furnizimi me ujë në Krime.

Së fundi, Ukraina mbetet neutrale, shkruan Elon Musk.

Deri më tani numërohen 730 mijë vota në sondazhin e tij virtual – 60 për qind prej tyre nuk e mbështesin propozimin e Musk.

Në mesin e ushtrisë ukrainase, Elon Musk, shpesh quhet me gjysmë shaka si “Shën Elon”.

Arsyeja është Starlink, sistemi i komunikimit satelitor i Musk që mban në linjë shumë ukrainas, më e rëndësishmja ushtrinë, pavarësisht ndërprerjeve të energjisë dhe sulmeve të Rusisë në infrastrukturën e internetit të vendit.

Starlink lejon aksesin në internet edhe gjatë ndërprerjeve të energjisë ose në mungesë të infrastrukturës tjetër të internetit.

Është gjithashtu më i sigurt se llojet e tjera të komunikimit: Ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur që trupat ruse të përgjojnë.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, Ukraina ka marrë më shumë se 20 mijë terminale Starlink nga partnerë të huaj, vullnetarë ose direkt nga SpaceX, prodhuesi i anijeve kozmike të Musk që operon Starlink.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore