Sport

Pronarja e Lakers: “Michael Jordan është më i madhi i të gjitha kohërave”


Jeanie Buss

Kush është lojtari më i madh në historinë e NBA? Një pyetje që sado vite të kalojnë nuk do të ketë kurrë një përgjigje unanime.

Për disa, Michael Jordan dhe 6 unazat e tij e vendosën atë në krye.

Për të tjerët, qëndrueshmëria e LeBron James dhe kampionati i tij me tre skuadra të ndryshme janë arsye për ta konsideruar atë si më të mirin.

Jeanie Buss, pronare e Lakers, ishte e prerë në përgjigjen e saj.

Edhe pse LeBron është lojtari më i mirë i skuadrës që zotëron, Jeanie Buss nuk ka ngurruar të zgjedhë Jordan-in si më të mirën e të gjitha kohërave.

Këtë ajo e tha në një video për videolojën e njohur NBA 2K, e cila sfidoi personalitete të ndryshme për t’iu përgjigjur pyetjes së përjetshme.

“Michael Jordan është më i madhi i të gjitha kohërave”, deklaroi Buss në trailerin promocional.

Sigurisht, duke qenë se ajo është pronare e Lakers, tifozët e skuadrës u drejtuan në rrjetet sociale për të kërkuar shpjegime për fjalët e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore