Lajme

Prokuroria: Janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan


“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditësh në fshatin Gllogjan”, ka thënë Kryeprokuror i Prokurorisë së shtetit në Pejë, Agim Kurmehaj.

Ai ka thënë se pas punës intensive disa ditore, me vendimin e prokurores së çështjes janë arrestuar tre personat e dyshuar dhe të njëjtëve iu ka caktua masa e arrestit prej 48 orësh.

“Pas ndodhjes së këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit dhe njësive relevante policore. Me vendimin e prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë”.

“Prokurorja e çështjes ka caktuar dhe ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim. Ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për zbatimin apo për epjen e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë ai.

Duke marr parasysh ndjeshmërinë e rastit, Kurmehaj ka thënë se në këtë konferencë për shtyp nuk do të japin informacione të tjera shtesë pasi që mund të dëmtojnë hetimet e mëtutjeshme.

Prokuroria do të punoj edhe më tutje rreth këtij rasti ka thënë ai, ndërsa nuk ka pranuar pyetje në konferencë me arsyn e dëmtimit të hetimeve të mëtutjeshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore