Shqipëria

Prokuroria ankimon vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku


Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku.

Institucioni i akuzës është drejtuar nga Apeli, duke kërkuar sekuestrimin preventiv të pasurisë, e cila mendohet të jetë rreth 5 milionë euro, të Sokol e Elson Markut dhe familjarëve të tyre.

Kujtojmë se, vetëm disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje.

Vëllezërit Marku janë hetuar edhe në Spanjë për trafik droge.

S.Marku është hetuar edhe në shtetin italian.

Ai është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Tiranës me pesë vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Dyshohet se vëllezërit jepnin edhe para me fajde.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore