Kulturë

Projekte sociale, nga arkitektët e rinjë kinezë


Arkitektet kinezë kanë mbajt një ekspozitë, ku është mbajt aktualisht në Muzeun e Aritit Modern në New York.

Një brez i ri arkitektësh, kanë prioritet qëndrueshmërinë sociale, kulturore dhe mjedisore në punën e tyre.

E quajtur Ripërdorimi, Rinovimi, Ricikloni, kjo ekspozitë u kurua nga Muzeu i Artit Modern (MoMA) për të vënë në pah arkitektët në zhvillim dhe “të ndërgjegjshëm për burimet” në vend.

“Aspirata jonë me këtë ekspozitë është e dyfishtë”, thanë kuratorët e MoMA, Martino Stierli dhe Evangelos Kotsioris, për Dizeen.

“Nga njëra anë, për të hedhur dritë mbi praktikën e një brezi të ri arkitektësh kinezë, puna e jashtëzakonshme dhe novatore e të cilëve është ende pak e njohur në perëndim; dhe nga ana tjetër, për të diskutuar punën e tyre si një plan progresiv për një projekt më pak ekstraktues”, thonë kuratorët.

“E ardhmja më e ndërgjegjshme për praktikën arkitekturore në pjesë të tjera të botës”, shprehet Kotsioris.

Po ashtu, përmban gjithsej tetë projekte nga shtatë studio arkitekturore, të prezantuara përmes një përzierje modelesh, vizatimesh, fotografish dhe videosh.

Evangelos Kotsioris është një historian, edukator dhe arkitekt në New York, kërkimi i të cilit fokusohet në kryqëzimet e arkitekturës me shkencën, teknologjinë dhe median.

Aktualisht është Asistent Kuratori në Departamentin e Arkitekturës në Muzeun e Artit Modern, (MoMA).

Së fundmi ai ka prezantuar kërkimet e tij në konferenca të Shoqatës së Historianëve të Arkitekturës, Shoqatës për Historinë e Teknologjisë, Shoqatës për Studime Sllave, Evropës Lindore dhe Euroaziatike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore