Lajme

Prishtinë: Gjendet një person i vdekur në veturë


Policia e Kosoves

Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Albanian Post se informatën për gjetjen e një trupi të pajetë e kanë marrë rreth orës 12:00, këtë të enjte.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç”.

Siç ka treguar Borovci, “në informacionet e para” ka “elemente që sugjerojnë për vetëvrasje”.

Megjithatë, “policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

Albanian Post ka informacione se bëhet fjalë për familjarin e një ish-politikani dhe ish-zyrtari qeveritar të njohur në Kosovë.​

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore